• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjermania lehtëson procesin e marrjes së shtetësisë për ta përshpejtuar natyralizimin

Gjermania lehtëson procesin e marrjes së shtetësisë për ta përshpejtuar natyralizimin

Berlin, 2 shkurt 2024 (MIA) - Dhoma e lartë e Parlamenti gjerman (Bundesrat) sot ka miratuar reformën e Ligjit për shtetësi me të cilën lehtësohet procesi i natyralizimit të shtetasve të huaj.

Sipas rregullave të reja, të huajt që dëshirojnë të kenë nënshtetësi gjermane tash mund të mbajnë dhe pasaportën nga shteti amë. Gjithashtu do të munden të aplikojnë për shtetësi gjermane pas pesë vitesh qëndrim në Gjermani, në vend të tetë viteve aktuale. Fëmijët e prindërve të huaj do të mund të marrin gjithashtu pasaportë gjermane gjatë lindjes nëse njëri prind ka banuar ligjërisht në Gjermani për pesë vite në vend të tetë viteve të mëparshme.

Nëse aplikantët tregojnë se kanë arritur rezultate të larta në integrimin e tyre përmes performancës së mirë në shkollë ose në punë ose përmes nismave qytetare, ata mund të marrin një pasaportë gjermane pas vetëm tre vjet qëndrimi.

Elementi kryesor i ligjit të ri është se personat të cilët fitojnë nënshtetësi gjermane nuk duhet domosdoshmërish të heqin dorë nga pasaporta e vendit në të cilën kanë lindur, gjë që më parë ishte e mundur vetëm për banorët e vendeve anëtare të BE-së.

Reforma është miratuar në Bundestag para dy jave. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR