• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gjermania ka më së shumti votues në zgjedhjet për PE, më së paku ka Malta

Gjermania ka më së shumti votues në zgjedhjet për PE, më së paku ka Malta

Berlin, 4 qershor 2024 (MIA) - Gjermania ka numrin më të madh të qytetarëve, të cilët mund të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ku është edhe numri më i madh i atyre, të cilët për herë të parë mund të zgjedhin eurodeputetë.

Sipas të dhënave të shërbimeve statistikore ndërkombëtare të 27-të vendeve anëtare të BE-së, të publikuar sot nga Eurostat, Gjermania ka 65,1 milionë qytetarë të cilët kanë të drejtë vote.

Pas saj është Franca me 50,7 milionë dhe Italia me 47,3 milionë.

Më pak votues ka Malta (0,4 milionë), Luksemburgu (0,5) dhe Qiproja (0,7 milionë).

Parlamenti Evropian zgjedhet në pesë vjet, ndërsa nga zgjedhjet e fundit në vitin 2019, 5,1 milionë qytetarë gjermanë e kanë fituar të drejtën e votës, më së shumti në BE.

Për herë të parë do të mund të votojnë 4,5 milionë qytetarë francezë dhe 2,8 milionë qytetarë italianë.

Më pak votues të rinj ka Malta (26.000), Qiproja (59.000) dhe Estonia (70.000).

Në përqindje, Belgjika (9,8 për qind), Franca (nëntë për qind) dhe Qiproja (8,7 për qind) kanë pjesë më të madhe të qytetarëve të cilët për herë të parë mund të marrin pjesë në zgjedhjet evropiane.

Gjithsej rreth 360 milionë qytetarë të BE-së nga 6 deri më 9 qershor do të mund të votojnë për 720 deputetë në përbërjen e re të Parlamentit Evropian. rq/bsh/

Foto; Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR