• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjermania kërkon intervale për dërgesën e ndihmave në Gazë

Gjermania kërkon intervale për dërgesën e ndihmave në Gazë

Berlin,25 tetor 2023 (MIA) - Qeveria gjermane sot bëri thirrje për intervale për dërgesën e ndihmave në Gazë, por pohon se një armëpushim i tërësishëm nuk do të jetë adekuat në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

"Në situatën aktuale, përpjekja për të vepruar sikur duhet të arrijmë paqen ose të kemi armëpushim nuk korrespondon me faktet", tha zëdhënësi i Qeverisë, Shtefen Hebstrajt në brifingun e rregullt me gazetarët.

"Sulmet mbi Izraelin nga grupi militant palestinez Hamasit ende vazhdojnë, pasi mbi 200 pengj të huaj, pothuaj të gjithë civilë, janë rrëmbyer brutalisht dhe vazhdojnë të mbahen robër", tha Hebstrejt.

Megjithatë, Gjermania e mbështet idenë për "dritare humanitare" ose "intervale kohore", ku nuk merren vendime, gjatë të cilave është e mundur të sillen materiale për njerëzit në nevojë, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sebastian Fisher. si/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR