• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjermania i mbyll tre termocentralet e fundit bërthamore

Gjermania i mbyll tre termocentralet e fundit bërthamore

Berlin, 15 prill 2023 (MIA) - Me vendim të Qeverisë gjermane sot do të shkyçen nga rrjeti për furnizim me energji elektrike tre reaktorët e fundit të termocentraleve bërthamore.

Fillimisht ishte planifikuartTre termocentralet e fundit bërthamore, Emsland, Isar 2 dhe Nekarvesthajm 2,  të mbyllen në fund të vitit të kaluar, por puna e tyre u propozua për shkak të problemeve me furnizim me energji elektrike si rezultat i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. 

 "Dalja nga sistemi për furnizim me energji elektrike nga termocentralet bërthamore e bën vendin tonë më të sigurt, sepse rreziqet që sjellin termocentralet janë të pakapërcyeshme", tha ministrja gjermane e Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor Shtefi Lemke. 

Një grup shkencëtarësh dje  i kanë bërë thirrje qeverisë gjermane që ta prolongojë mbylljen e termocentraleve bërthamore. 

"Për shkak të kërcënimit të madh që paraqesin ndryshimet klimatike për jetën e planetit tonë dhe për shkak të krizës së dukshme energjetike me të cilën po përballen Gjermania dhe Evropa për shkak të ndërprerjes së dërgesave nga Rusia, i bëjmë thirrje qeverisë gjermane që të lërë tre termocentralet e mbetura  bërthamore në funksion", thuhet në letrën e hapur të shkencëtarëve dërguar kancelarit gjerman Olaf Sholc.

Në letrën, të cilën mes tjerash e nënshkruan edhe fituesit e çmimit Nobel për fizikë, Klaus fon Klicing dhe Stiven Çu, theksohet se se termocentralet bërthamore duhet të mbahen për shkak të "përparësive të dukshme të procesit të ndryshimeve klimatike".

 Shkencëtarët tregojnë për vende të tjera në Evropë, si Franca, Polonia apo Britania e Madhe, të cilat kanë hequr dorë nga mbyllja e termocentraleve të tyre bërthamore në vitet e fundit.

 Vendimi për tërheqjen e Gjermanisë nga sistemi për furnizim me energji elektrike nga termocentralet bërthamore e mori qeveria e ish-kancelares Angela Merkel (CDU) pas katastrofës bërthamore në Fukushima të Japonisë në vitin 2011. ar/

 Foto. EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR