• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjermania i dërgoi dy njësitë e para për mbrojtje kundërajrore "Patriot" në Poloni afër kufirit ukrainas

Gjermania i dërgoi dy njësitë e para për mbrojtje kundërajrore

Berlin, 23 janar 2023 (MIA) - Gjermania sot i dërgoi dy nga tre njësitë e para t[ planifikuara për mbrojtje kundërajrore "Patriot" në qytetin polak Zamoshq në afërsi të kufirit me Ukrainën, ku do të sistemohen për të parandaluar sulme me raketa të humbura.

Pasi që në nëntor të vitit të kaluar dy persona e humbën jetën nga një projektil endacak që e goditi fshatin polak Përzhevodov, ndërsa incidenti shkaktoi frikë se lufta në Ukrainë do të zgjerohet përtej kufirit, Berlini ofroi të sistemojë tre nga njësitë e veta "Patriot" në Poloni për të ndihmuar në sigurimin e hapësirës së saj ajrore.

"Një nga shkaqet përse Gjermania tani do ta mbështesë krahun lindor të NATO-s në Poloni me 'Patriotë' është se gjithsesi pamë sa shpejtë mund të vijë deri te përhapja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës tek vendet-anëtare të NATO-s", deklaroi koloneli Jerg Sivers për gazetarët në qytetin gjermanolindor Gnojen para dërgimit të njësive "Patriot".

Sivers, i cili do të komandojë me njësinë gjermane në Poloni, e nënvizoi natyrën mbrojtëse të sistemit "Patriot".

"Patriot" është sistem strikt mbrojtës dhe shpresojmë se do të mund të sigurojmë mbrojtje të mjaftueshme atje për të parandaluar sulme apo fatkeqësi si ato në nëntor", shtoi Sivers.  ab/

QËNDRONI TË LIDHUR