• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjermania e suspendon pranimin vullnetar të azilantëve nga Italia

Gjermania e suspendon pranimin vullnetar të azilantëve nga Italia

Berlin, 13 shtator 2023 (MIA) - Gjermania sot informoi se e suspendon pranimin vullnetar të azilkërkuesve nga Italia sipas marrëveshjeve evropiane për shkak të "presionit të fuqishëm emigrant" dhe refuzimit të Romës që t'i zbatojë ato marrëveshje. 

"Qeveria gjermane e informoi Romën për vendimin e saj në fund të gushtit", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Brendshme. 

Suspendimi i pranimit deri në raportimin e mëtutjeshëm ka të bëjë me mekanizmin vullnetar evropian për solidaritet, i cili e rregullon transferin e azilkërkuesve nga vendi i mbërritjes në Bashkimin Evropian në vende të tjera. 

Berlini e arsyeton këtë vendim me presionin e tanishëm të fuqishëm të emigrantëve drejt Gjermanisë, si dhe me suspendimin e përhershëm të transfereve të rregullativës së Dublinit nga disa vende anëtare, duke përfshirë edhe Italinë, e cila i fuqizon sfidat kryesore me të cilat përballet Gjermania në raport me kapacitetin për pranim dhe akomodim. 

Rregulativa e Dublinit, e cila shkaktoi shumë kundërshtime mes vendeve anëtare, parasheh se vendi i mbërritjes së emigrantit në BE e rregullon kërkesën e tij për azil. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR