• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjermania e përfundoi operacionin ushtarak për dërgimin e ndihmave ajrore në Gazë

Gjermania e përfundoi operacionin ushtarak për dërgimin e ndihmave ajrore në Gazë

Berlin, 30 maj 2024 (MIA) - Pas dy muajsh e gjysmë, forcat e armatosura gjermane e kryen misionin e ndihmës nga ajri mbi Rripin e Gazës. 

Aeroplani i transportit gjerman A400M sot për herë të fundit u ngrit nga Jordania, njoftoi ushtria, raporton DPA.

Nga mesi i marsit, forcat ajrore hodhën rreth 315 ton ushqim, ujë, produkte higjienike dhe produkte tjera për ndihmë për të ndihmuar popullatën e prekur.

Në të ardhmen, komuniteti ndërkombëtar do të përpiqet të sjellë sa më shumë furnizime në territorin bregdetar palestinez përmes rrugës tokësore dhe detare.

"Duke bashkuar forcat, ne ishim në gjendje të jepnim kontributin tonë në zbutjen e gjendjes së vështirë të njerëzve të Rripit të Gazës", deklaroi kreu i forcave ajrore gjermane, Ingo Gerharc.

Gjermania mori pjesë në iniciativë së bashku me Jordaninë, SHBA-në, Francën dhe vendet tjera. qa/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR