• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjermania do ta financojë blerjen e 180.000 granatave artilerike për Ukrainën

Gjermania do ta financojë blerjen e 180.000 granatave artilerike për Ukrainën

Berlin, 2 prill 2024 (MIA) - Ministria gjermane e Mbrojtjes ka njoftuar se vendi do t'i ndihmojë Çekisë që ta rrisë dërgesën e municioneve për Ukrainën përmes financimit të furnizimit të 180.000 granatave artilerike në vlerë prej 576 milionë eurove.

Muajin e kaluar minitri i Mbrojtjes, Boris Pistorius paralajmëroi pako me ndihmë për Ukrainën në vlerë prej 478 milionë eurove. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, me këtë paralajmërim, vlera e përgjithshme e ndihmës për Ukrainën do të tejkalojë një miliardë euro.

Çekia ka ngritur nismë për furnizimin me granata që të përmbushet nevoja e ardhshme e Ukrainën nga municioni në luftën kundër pushtimit rus, e cila ka filluar para më shumë se dy viteve.

Kryeministri çek Peter Fiala më 8 mars tha se përmes nismës çeke janë mbledhur mjaftueshëm fonde nga aleatët për blerje të sesionit të parë prej 300.000 granatave artilerike dhe se gjithsej 800.000 nga këto granata janë të kapshme në vende të treta.

Presidenti çek Petr Pavel atëherë specifikoi se janë në dispozicion 500.000 copë municion 155 milimetra dhe 300.000 municion 122 milimetra.

Municioni mund të dërgohet pasi të sigurohen fondet. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR