• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjermania do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë në prill të vitit 2024

Gjermania do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë në prill të vitit 2024

Berlin, 6 tetor 2023(MIA) - Qeveria gjermane do të dërgojë në prill të vitit të ardhshëm 150 ushtarë si pjesë e misionit të KFOR-it, ka publikuar sot revista "Shpigel".

Duke iu referuar burimeve anonime, gazeta gjermane raportoi se zyra e kancelarit gjerman Olaf Sholc ka rënë dakord që këtë javë me planet e Armatës vitin e ardhshëm të dërgojë njësi ushtarake të Bundesverit për të mbështetur misionin e NATO-s në Kosovë.

Për momentin Bundesveri ka 185 ushtarë të sistemuar në Kosovë. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR