Gjermania dhe Franca me këshill të përbashkët për ekonomi dhe siguri
- Kancelari gjerman Fridrih Merc dhe presidenti francez Emanuel Makron do të udhëheqin një këshill të përbashkët qeveritar në Tulon, kushtuar politikave ekonomike dhe të sigurisë.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:39, 29 gusht, 2025
Paris, 29 gusht 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc dhe presidenti francez Emanuel Makron do të udhëheqin një këshill të përbashkët qeveritar në Tulon, kushtuar politikave ekonomike dhe të sigurisë.
Takimi është i pari në një format të tillë pas ndryshimit të qeverisë në Berlin këtë vit. Mbrëmë, të dy liderët patën një takim joformal në rezidencën verore të Makronit, Fort de Breganson.
Makroni deklaroi se pas viteve të marrëdhënieve të tensionuara me kancelarin e mëparshëm Olaf Sholc, bashkëpunimi me Mercin përbën një fillim të ri. "Besoj se tandemi francezo-gjerman është plotësish i harmonizuar për ndërtimin e një Evrope më të fortë në ekonomi, tregti dhe politikë monetare", theksoi Makroni.
Merc, theksoi se "Gjermania dhe Franca luajnë një rol qendror në Bashkimin Evropian dhe në kontinent".
Takimi zhvillohet në një kohë krize politike në Francë, ku kryeministri Fransoa Bajru më 8 shtator do të kërkojë besimin në parlament, me mundësinë që qeveria të rrëzohet.
Më vonë gjatë ditës do të mbahet edhe Këshilli francezo-gjerman për mbrojtje dhe siguri, në të cilin do të diskutohet për prodhimin evropian të armëve dhe projektet e përbashkëta të mbrojtjes. qa/
Foto: EPA