• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjermania dhe Franca duan furnizim më të mirë me municion për Ukrainën

Gjermania dhe Franca duan furnizim më të mirë me municion për Ukrainën

Paris, 5 mars 2024 (MIA) – Gjermania dhe Franca dëshirojnë të punojnë së bashku për të siguruar furnizim më të mirë me municion për Ukrainën, kumtuan ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok dhe homologu i saj francez Stefan Sezhurne në takimin e sotëm në Paris.

Gjatë takimit, dy ministrat folën për furnizim të mundshëm global të municionit për Ukrainën.

Siç transmeton DPA, burime nga delegacioni kumtuan se ka pasur "diskutime të mira dhe konfidenciale për atë se si Gjermania dhe Franca mund të mbështesin Ukrainën me hapa konkret".

Është biseduar edhe për mënyrat për të kundërshtuar përpjekjet për të destabilizuar Moldavinë.

“Të bashkuar dhe të vendosur: së bashku jemi të fortë”, ka shkruar Berbok për takimin në X.

Sezhurne shkroi:

"Dy vendet tona janë plotësisht të përkushtuar në anën e Ukrainës dhe punojmë së bashku për të bërë më shumë dhe më mirë", shkroi Sezhurne.

Presidenti francez Emanuel Makron më herët gjatë ditës kumtoi se vendi i tij mbështet nismën çeke për furnizimin e rreth 800.000 predhave artilerike për Ukrainën nga vendet jashtë BE-së.

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR