• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjermania dëshiron që BE-ja të bisedojë për sanksionet ndaj ardhacakëve izraelitë

Gjermania dëshiron që BE-ja të bisedojë për sanksionet ndaj ardhacakëve izraelitë

Berlin, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Gjermania dëshiron që Bashkimi Evropian t'i shqyrtojë sanksionet kundër ardhacakëve ekstremistë izraelitë që qëndrojnë pas valës së dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, deklaroi sot zëdhënsi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

SHBA-ja dje kumtoi se do të refuzojnë vizat për ardhacakët ekstremistë izraelitë, si përgjigje ndaj dhunës në Bregun Perëndimor pas sulmit më 7 tetor nga Hamasi ndaj Izraelit. 

Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Sebastian Fisher, sot theksoi se Berlini e përshëndet faktin se SHBA-ja "tashmë do të ndërmerr masa konkrete në formë të kufizimimit për hyrje".  

"ishte me rëndësi që ky debat të shtyhet përpara dhe në nivel evropian", tha ai.

Berlini, siç shtoi ai, "kontribon në mënyrë aktive" në diskutimin në këtë temë, para takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së të hënën në Bruksel. 

Në fillim të nëntorit, kryeministri belg, Aleksandar De Kro i bëri thirrje BE-së të mendoj për ndalesë të izraelitëve ekstremistë, të cilët bëjnë thirrje për dhunë kundër palestinezëve, ta vizitojnë Evropën. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR