• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjermania: Buxheti për vitin 2025 planifikon ta shkurtojë ndihmën ushtarake dypalëshe për Ukrainën

Gjermania: Buxheti për vitin 2025 planifikon ta shkurtojë ndihmën ushtarake dypalëshe për Ukrainën

 Berlin, 17 gusht 2024 (MIA) - Gjermania planifikon në projektbuxhetin e saj për vitin 2025 të përgjysmojë ndihmën ushtarake dypalëshe për Ukrainën dhe të mbështetet në të ardhurat nga mjetet e ngrira ruse për të vazhduar ta mbështesë Kievin.

"Qeveria e Olaf Sholcit, e cila po përpiqet të kursejë para, nuk planifikon "asnjë ndihmë shtesë" nga katër miliardë euro të buxhetuara për vitin e ardhshëm për ndihmën ushtarake për Ukrainën", deklaroi një burim nga parlamenti gjerman.

 Këtë vit, ndihma e Berlinit, kontribuesi i dytë pas SHBA-së, arrin në tetë miliardë euro.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR