• e premte, 27 dhjetor 2024

Gjenerali Sirski: Ukraina zmbraps sulmet ruse, por situata është e vështirë

Gjenerali Sirski: Ukraina zmbraps sulmet ruse, por situata është e vështirë

Ukrainë, 29 shkurt 2024 (MIA) - Forcat ukrainase kanë dëbuar ushtarët rusë nga fshati Orlivka, në perëndim të Avdeevkës, por situata në frontin lindor edhe më tutje është e vështirë, deklaroi komandanti suprem i armatës ukrainase Oleksander Sirski, transmetuan mediat britanike.

Orlivka gjendet më pak se dy kilometra në veriperëndim të Lastoçkines, lagje e pushtuar nga forcat ruse.

Javën e kaluar forcat ruse e ndërmorën qytetin ukrainas strategjk Avdeevska pas pushtimit disa muajsh dhe përparojnë në disa zona tjera përgjatë vijës së frontit, njoftuan autoritetet ukrainase.

Këtë javë, ushtria ukrainase kumtoi se është tërhequr nga dy fshatra në afërsi të Avdeevkës, duke humbur disa territore për shkak të mbështetjes së pamjatueshme nga aleatët perëndimor.

"Armiku vazhdon me aksionet ofensive aktive në shumë zona në vijën e frontit. Situata është veçanërisht e tensionuar rreth Avdeevkës dhe Zaporozhjes", tha Sirski në Telegram.

Ai deklaroi se njësitë sulmuese ruse po përpiqen të thyejnë mbrojtjen ukrainase dhe t'i pushtojnë fshatrat Tonenke, Orlivka, Semenivska, Berdiçi dhe Krasnohorivska. Sirski, i cili i vizitoi trupat e frontit lindor, tha se disa komandantë kanë zbuluar disa mangësi në "ndërgjegjësimin e situatës së tyre dhe vlerësimin e armikut", gjë që ndikon drejtpërdrejtë në rezistencën e mbrojtjes në zona të caktuara.

"I ndërmora të gjitha masat për korrigjimin e gjendjes në terren, me sigurimin e municionit shtesë dhe mjeteve materiale, si dhe rezervat e nevojshme", tha Sirski.

Aviacioni ushtarak ukrainas sot kumtoi se ka rrëzuar edhe një bombardues- gjuetar rus Su-34, publikuan mediat ukraianse, duke i'u referuar komandantit të forcave ajrore Mikolla Oleshçuk. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR