• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjenerali rus: Nuk mund të përjashtohet mundësia për eskalimin e konfliktit në Ukrainë në një luftë të përmasave të mëdha

Gjenerali rus: Nuk mund të përjashtohet mundësia për eskalimin e konfliktit në Ukrainë në një luftë të përmasave të mëdha

Moskë, 8 mars 2024 (MIA) - Gjenerali rus Vlladimir Zarudnicki paralajmëroi së konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzohet në një luftë në Evropë dhe tha se gjasat që forcat e Moskës të përfshihen në një konflikt të ri "po rriten dukshëm".

"Nuk mund të përjashtohet mundësia e përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë në një luftë të përmasave të mëdha në Evropë", theksoi Zarudnicki.

Ai shtoi burimi kryesor i kërcënimeve ushtarake për vendin e tij është "politika anti-ruse e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tyre, të cilët po zhvillojnë një lloj të ri lufte hibride për të dobësuar Rusinë në çdo mënyrë të mundshme, për të kufizuar sovranitetin e saj dhe për të shkatërruar integritetin territorial. rq/bsh/

Foto: MM ruse

QËNDRONI TË LIDHUR