• e shtunë, 05 tetor 2024

Gjenerali Riçard Denat për Skaj Njuz: Prigozhin tani është kërcënim serioz për Kievin nga Bjellorusia

Gjenerali Riçard Denat për Skaj Njuz: Prigozhin tani është kërcënim serioz për Kievin nga Bjellorusia

Londër, 25 qershor 2023 (MIA) - Gjenerali britanik, Riçard Denat, ish-shef i Shtatmadhorisë së armatës britanike, në një intervistë për Skaj Njuz paralajmëroi që liderët ukrainas të kenë kujdes nga një sulm i mundshëm mbi Kievin nga Bjellorusia, në krye me Evgenij Prigozhin.

"Na shqetëson fakti që ai u largua në Bjellorusi", deklaroi gjenerali britanik.

Në qoftë se Prigozhini "e ruan fuqinë luftarake efektive rreth vetes, ai atëherë sërish paraqet kanosje për krahun ukrainas, që është më pranë Kievit", vlerësoi gjenerali Riçard Denat për Skaj Njuz.

foto:EPA

QËNDRONI TË LIDHUR