• e premte, 08 nëntor 2024

Gjenerali Barduani drejtuar Kurtit: KFOR-i do të punojë në uljen e potencialit për aksionet që mund të ngritin tensione në Kosovë

Gjenerali Barduani drejtuar Kurtit: KFOR-i do të punojë në uljen e potencialit për aksionet që mund të ngritin tensione në Kosovë

Prishtinë, 24 tetor 2024 (MIA) - Komandanti i KFOR-it, Enriko Barduani, në takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti theksoi përkushtimin e fortë të KFOR-it, për promovimin e përpjekjeve për sigurimin e koordinimit dhe uljes së potencialit për veprime që mund të çojnë në tensione.

"Kjo do të jetë shtylla e mbështetjes për të gjitha përpjekjet e mia dhe të gjitha aktivitetet e përditshme të KFOR-it", tha Barduani, citoi KFOR-i në kumtesë.

Gjenerali e përsëriti mbështetjen e plotë të KFOR-it për dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së, si platformë e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe arritjen e zgjidhjeve të cilat i respektojnë të drejtat e të gjitha bashkësive, duke shtuar se kjo është e rëndësishme për sigurinë e përhershme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal.

"KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara nga viti 1999 - të sigurojë një mjedis të sigurtë për të gjtihë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe liri të lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme", shtohet në kumtesën e KFOR-it.

Gjenerali Barduani më 11 tetor e ndërmori funksionin e komandantit të KFOR-it nga gjenerali turk Ozkan Ulutash. sa/

foto: KFOR

QËNDRONI TË LIDHUR