• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjeneral Mili: SHBA dhe aleatët duhet të përshpejtojnë dërgesat e armëve për Tajvanin

Gjeneral Mili: SHBA dhe aleatët duhet të përshpejtojnë dërgesat e armëve për Tajvanin

Tokio, 14 korrik 2023 (MIA) – SHBA-ja dhe aleatët e tyre duhet të përshpejtojnë dërgimin e armëve në Tajvan në vitet e ardhshme për të ndihmuar ishullin të mbrohet, teklaroi sot gjenerali i lartë amerikan Mark Mili, transmeton Fena.

SHBA është furnizuesi më i rëndësishëm i armëve për Tajvanin.

Pekini ka bërë thirrje vazhdimisht për ndërprerje të shitjeve të armëve amerikane në Tajvan, duke e konsideruar atë si mbështetje të pajustifikuar për ishullin e menaxhuar në mënyrë demokratike për të cilin Pekini pretendon se ka të drejtë mbi të.

"Shpejtësia me të cilën ne, SHBA-ja ose vendet e tjera, po ndihmojmë Tajvanin të përmirësojë aftësitë e tij mbrojtëse, mendoj se ndoshta do të duhet të përshpejtohet në vitet në vijim", deklaroi gjenerali Mili. kryesues me Shtabin e përgjithshëm të përbashkët amerikan gjatë vizitës në Tokio.

Mili shtoi se Tajvani ka nevojë për armë të tilla si sistemet e mbrojtjes ajrore dhe ato që mund të synojnë anijet nga toka.

"Mendoj se është e rëndësishme që ushtria e Tajvanit dhe aftësitë e tyre mbrojtëse të përmirësohen, tha ai.

Tajvani është ankuar që nga viti i kaluar për vonesa në dërgesat e armëve amerikane, të tilla si raketat anti-ajrore Stinger, pasi prodhuesit i ridrejtuan dërgesat në Ukrainë ndërsa ajo lufton me forcat pushtuese ruse. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR