• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjeneralët e konfrontuar në Sudan u dakorduan të dërgojnë përfaqësues në bisedime, deklaroi një përfaqësues i lartë i KB-së

Gjeneralët e konfrontuar në Sudan u dakorduan të dërgojnë përfaqësues në bisedime, deklaroi një përfaqësues i lartë i KB-së

Kartum, 1 maj 2023 (MIA) - Gjeneralët e konforntuar në Sudan u dakorduan të dërgojnë përfaqësues të tyre në negociatat, me siguri në Arabinë Saudite, deklaroi një përfaqësues i lartë i KB-së.

Kjo po ndodhë në kushte të trazirave aktuale në kryeqytetin kartum, edhe përkundër një vazhdimi treditor të armëpushimit.

Bisedimet fillimisht do të fokusohen në vendosjen e ndërprerjes "stabile dhe të besueshme" të zjarrit të mbikëqyrur nga vëzhgues "nacional dhe ndërkombëtarë", deklaroi nga Port Sudan, Uoker Pertes, i dërguar i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të KB-së për Sudanin.

Pertes paralajmëroi se logjistika e bisedimeve ende po përpunohet. Tnai për tnai vetëm ushtria kumtoi se është e gatshme t'iu bashkangjitet bisedimeve, pa deklaratë publike nga rivali i saj, forcat paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF).

Çfarëdo lloj bisedimesh mes dy palëve do të ishin shenja e parë serioze për përparim nga shpërthimi i konfliktit më 15 prill, në të cilin armata sudaneze, e kryesuar nga gjenerali Abdel Fatah al-Burhan, lufton për marrje pushteti dhe fuqie kundër SPD, kryesuar nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo.

Së paku 528 njerëz janë vrarë, ndërsa 4.599 janë plagosur prej fillimit të luftimeve, kumtoi Minsitria sudaneze e Shëndetësisë. ab/

foto ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR