• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjendje e jashtëzakonshme në Haiti: Bandat janë futur në burg, kanë liruar 4.000 të burgosur

Gjendje e jashtëzakonshme në Haiti: Bandat janë futur në burg, kanë liruar 4.000 të burgosur

Port-o-Prens, 4 mars 2024 (MIA) - Haiti ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe ka vendosur orë policore, ndërsa qeveria paralajmëroi se do të fillojë kërkim për vrasës, pengmarrës dhe kriminelë të tjerë të dhunshëm për të cilat beson se kanë ikur nga burgu pasi që bandat i kanë liruar pothuajse të gjithë të burgosurit meshkuj, njoftoi këtë mëngjes BBC.

Banda të armatosura kanë hyrë në burgun në kryeqytet të Haitit, Port-o-Prens dhe kanë liruar numër të madh të burgosurish. Më shumë se 4.000 burra të mbyllur në kryeqytet kanë ikur", deklaroi një gazetar lokal për BBC-në. Mes të burgosurve ka pasur edhe anëtarë të bandës të akuzuar për vrasje të presidentit Zhonevel Mosje në vitin 2021.

"Policia ka marrë urdhër që t'i përdor të gjitha mjetet që i ka në dispozicion që ta zbatojë orën policore dhe t'i arrestojë të gjithë kundërvajtësit", tha ministri i Financave, Patrik Bovarer, i cili e ushtron detyrën e kryeministrit.

Dhuna në Haiti, vendi më i varfër në Amerikë, u përshkallëzua në vitet e fundit, ndërsa bandat, të cilat përpiqen ta rrëzojnë presidentin e përkohshëm Ariel Anri, kontrollojnë 80 për qind të Port-o-Prens.

Vala e fundit e dhunës ka filluar të enjten, kur presidenti udhëtoi për në Najrobi, që të bisedojë për ardhjen e forcave ndërkombëtare të sigurisë të kryesuara nga Kenia. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR