• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjendje e jashtëzakonshme dyjavore në Papua Guinea e Re, 15 të vrarë në dhunën në rrugë

Gjendje e jashtëzakonshme dyjavore në Papua Guinea e Re, 15 të vrarë në dhunën në rrugë

Port Morsbi, 11 janar 2024 (MIA) - Kryeministri i Papua Guinesë së Re, Xhejms Marape sot ka shpallur gjendje të jashtëzakonoshme dyjavore në kryeqytetin Port Morsbi, pasi që 15 persona kanë humbur jetën në dhunën në rrugë.

"Më shumë se 1.000 ushtarë janë të gatshëm të intervenojnë "ku ka nevojë" në pajtim me dekretin për gjendje të jashtëzakonshme", tha Marape një ditë pas trazirave, vjedhjeve dhe djegies së dyqaneve në dy qytete të vendit.

Ai paraparakisht sot deklaroi se do të luftojë kundër "anarkisë".

Dhuna ka shpërthyer në kryeqytetin Port Morsb, pasi që një grup ushtarësh, policë dhe gardianë të burgjeve kanë protestuar kundër Qeverisë. mb/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR