• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Nga e premtja e kaluar (31 maj), vijon ndryshimi i përkohshëm i regjimit të trafikut në autostradën A1, aksi Petrovec - Katllanovë, për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore në lidhje me projektin e rehabilitimit me zgjerimin e aksit të theksuar nga autostrada  

Rekomandohet shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR