• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Shkup, 6 tetor 2024 (MIA) - DSHTSH Eskavatori - MK SHPKNJP njofton se në autostradën Shkup - Kumanovë, më saktë autostrada A1/A2 aksi nga qarkorja TIRS Bunarxhik deri para pikë-pagesës Milladinovci, 04.10 - 10.10.2024 prej orës 7:00 deri në orën 19:00 do të zhvillohen aktivitete ndërtimore për rehabilitim dhe riparim të korsisë së majtë (të shpejtë) e cila do të jetë e mbyllur për qarkullim dhe komunikacioni do të zhvillohet në korsinë e djathtë dhe ndihmëse ku është vendosur sinjalizim adekuat rrugor.

Sintek inxhenering SHPKNJP njofton për fillim ë ndryshimti të përkohshëm të komuniakcionit në autostradën A1, aksi Demir Kapi - Smokvicë prej 03.10.2024 deri më 01.12.2024, për shkak të rikonstruimit të tubit të djathtë në Tunelin T1. T1 do të jetë tërësisht i mbyllur për qarkullim, ndërsa komunikacioni do të rikahëzohet në tubin e majtët ë tunelit me zhvillim dykahësh të komunikacionit.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. 

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Nga data 09.07.2024 ora 11:00, në korsinë e pjesës së djathtë të autostradës Shkup – Kumanovë është bërë ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit, ndërsa në gjatësi prej 1000 metra qarkullimi do të zhvillohet në anën e majtë të korsisë për tejkalim.

Zhikol SHPKNJP Strumicë njofton se për shkak të aktiviteteve ndërtimore të një objekti: Rikonstruksion me zgjerim të rrugës rajonale R1109 seksioni Ponov most-hyrja në Bogdanc, nga 24.06.2024 do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit.

Ndryshimi i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në rrugën regjionale R1306 në pjesën Prilep-Krushevë-Slladuevë për shkak të fillimit të aktiviteteve ndërtimore lidhur me projektin Riparimi i dëmeve në rrugën rajonale R 1306 pjesa Prilep-Krushevë-Slladuevë në formë të rrëshqitjes së dheut në stacion rrugor nga km 15+100 deri në km 15+600. Prandaj nga 07.06.2024 qarkullimi do të vijojë sipas projektit të miratuar të qarkullimit për regjimin e përkohshëm të qarkullimit.

Ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në autostradën A1, pjesa Petrovec - Katllanovë, për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore. Ndryshimi i regjimit të qarkullimit do të nisë të zbatohet nga e premtja, 31.05.2024, në lidhje me projektin për përfundimin e punimeve rehabilituese me zgjerimin e seksionit të përmendur të autostradës.

Ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në rrugën rajonale R1101, pjesa Prilep - Manastir për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore në lidhje me projektin "Rehabilitimi i trupit të rrugës afër urës mbi lumin Shemnica në rrugën shtetërore R1101 km 85+903, pjesa Prilep - Manastir. “, dhe se nga data 27.03.2024 do të ketë mbyllje të plotë të seksionit.

Më 26.03.2024, nga ora 14:15, është bërë ndryshim i përkohshëm i regjimit të qarkullimit rrugor në seksionin e autostradës 300m pas mbikalimit "Maxhari" deri te kryqëzimi "Belvi" gjatë riparimit dhe rehabilitimit të rrugës shtetërore A1. /A2 seksioni Shkup-Kumanovë (korsia e rrugës së djathtë) ku me sinjalistikë vertikale të komunikacionit në gjatësi prej 200 m, komunikacioni kanalizohet dhe ngadalësohet nga korsia e majtë (për parakalim) deri te korsia e mesme (për drejtim) më pas për një gjatësi prej 1500 m i gjithë komunikacioni do të zhvillohet në shiritin e komunikacionit për parakalim (në të majtë), kurse shiriti i mesëm dhe i ndalimit emergjent do të mbyllen për qarkullim.

QËNDRONI TË LIDHUR