Gjendja e rrugëve
- Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar. Në vendkalimet kufitare nga ana jonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
- Post By Fami Bajrami
- 08:19, 6 shtator, 2024
Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar. Në vendkalimet kufitare nga ana jonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës nga data 01.04.2024 është lëshuar për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s