• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Shkup, 23 shtator 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata.

Siç njoftojnë nga LAMM, intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

"Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë", njofton LAMM. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR