• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjendja e Ficos është stabile, por edhe më tej serioze, ai tani për tani nuk do të dërgohet në Bratisllavë, kumtuan ministrat sllovakë

Gjendja e Ficos është stabile, por edhe më tej serioze, ai tani për tani nuk do të dërgohet në Bratisllavë, kumtuan ministrat sllovakë

Bratisllavë, 18 maj 2024 (MIA) - Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico është stabile, por edhe më tej serioze, deklaroi ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova.

Fico u plagos rëndë më 15 maj, pas mbledhjes së Qeverisë në qytetin Handllova, kur shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula, nga afërsia e qëlloi disa herë me pistoletë.

Dolinkova sqaroi se operacioni i djeshëm dyorësh për mënjanimin e indit të vdekur nga plagët e marra, e cila i ka rritur shpresat për rikuperim të tij, "ka kontribuuar për parashikim pozitiv" për Ficon.

Zëvendëskryeministri sllovak dhe ministër i Mbrojtjes, Robert Kalinjak u deklaroi gazetarëve para spitalit ku po mjekohet Fico se transferi i tij në Bratisllavë nga qyteti i vogël ku u qëllua pesë herë, nuk do të ndodhë në disa ditët në vijim.

Sipas zëvendëskryeministrit, nuk ishte e nevojshme marrja zyrtare e funksioneve të Ficos dhe ka një komunikim të caktuar me të.

Sulmuesi sot për herë të parë u paraqit në gjykatën në Pezinok, qytet jo larg Bratisllavës. Ndërtesën e gjykatës e siguronin policë të maskuar dhe të armatosur me pushka. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR