Gjendja e Ficos po përmirësohet
- Gjendja e kryeministrit sllovak Robert Fico pas atentatit është duke u përmirësuar, kumtoi sot qeveria sllovake dhe Spitali Universitar F.D. Rusevelt.
- Post By Fami Bajrami
- 15:52, 27 maj, 2024
Bratislavë, 27 maj 2024 (MIA) - Gjendja e kryeministrit sllovak Robert Fico pas atentatit është duke u përmirësuar, kumtoi sot qeveria sllovake dhe Spitali Universitar F.D. Rusevelt.
Bazuar në rezultatet e ekzaminimit, mbledhja e sotme e këshillit konfirmoi përmirësimin gradual të gjendjes shëndetësore të kryeministrit, kumtoi qeveria sllovake pa specifikuar detaje të tjera.
Më 15 maj, shkrimtari 71 vjeçar Juraj Cintula qëlloi Ficon,ndërsa policia e arrestoi menjëherë. Kryeministri sllovak është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Banjskë Bistricë në gjendje të rëndë, ku është kryer operacioni.
Cintula është në paraburgim dhe do të përballet me dënim prej 25 vjet deri në burgim të përjetshëm. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s