• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjenden mbetje mortore në Kosovë, dyshohet se janë nga lufta e fundit me Serbinë

Gjenden mbetje mortore në Kosovë, dyshohet se janë nga lufta e fundit me Serbinë

Prishtinë, 26 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se tek varrezat afër Tjegullores në Podujevë, janë gjetur mbetjet mortore të një individi për të cilin ekziston dyshimi se është nga lista e të zhdukurve me dhunë nga lufta e fundit me Serbinë në vitin 1998-99,  lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Haxhiu në profilin e saj në Fejsbuk ka bërë të ditur se për gjetjen e këtyre mbetjeve janë angazhuar Instituti i Mjekësisë Ligjore, Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS-i dhe Policia e Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës thotë se gërmimet po vazhdojnë në kërkim të personave të tjerë.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR