• e premte, 08 nëntor 2024

Gjatë shembjes së një autostradë në Kinën jugore jetën e kanë humbur 36 persona

Gjatë shembjes së një autostradë në Kinën jugore jetën e kanë humbur 36 persona

Pekin, 2 maj 2024 (MIA) - Një pjesë e autostradës u shemb në provincën Guangdong të Kinës, duke shkaktuar rënien e shumë automjeteve, me ç'rast kanë vdekur 36 persona, ndërsa 30 janë lënduar, raportojnë sot mediat shtetërore, në momente kur miliona kinezë udhëtojnë për festën e 1 Majit.

Shembja, me gjasë e shkaktuar nga shiu i rrëmbyeshëm, ndodhi rreth orës 2:10 të mëngjesit të së mërkurës në autostradën Meixhou-Dabu, njoftoi Agjencia e Lajmeve Sinhua, duke shtuar se pjesa e shembur ishte 17.9 metra e gjatë dhe shkaktoi rënien e 23 automjeteve.

Meixhou është një nga zonat në Guangdong të Kinës jugore që është goditur rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe breshri që nga fundi i prillit që kanë shkaktuar rrëshqitje të rrezikshme dheu, shtëpi të përmbytura dhe ura të shkatërruara. 

Shkaku i aksidentit po hetohet. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR