• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjatë pasdites nga Qipro dërgohet ndihmë humanitare për Gazën

Gjatë pasdites nga Qipro dërgohet ndihmë humanitare për Gazën

Nikozia, 10 mars 2024 (MIA) – Gjatë pasdites pritet që nga porti i qytetit Larnaka të Qipros të niset një anije me ndihma humanitare për Gazën, në kuadër të iniciativës "Amaltia" ku janë të përfshirë KE dhe Britania e Madhe, Gjermania, Greqia, Italia, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA dhe Holanda, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas informacioneve të Agjencisë së lajmeve të Qipros, anija speciale që mbante platformën “MMS ARIS” e ngarkuar me rreth 150 tonë ndihmë humanitare, përfshirë ushqime, pritet të niset pasdite pasi të miratohet nga Izraeli.

Presidenti i Qipros, Nikos Hristodoulidis mbrëmë tha se për shkaqe sigurie nuk mund të shpallë orën konkrete se kur do të niset anija nga Larnaka, tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me vendet që kanë mbështetur nismën, por se ka interes edhe nga vende të tjera për përfshirje.

Zëdhënësi i qeverisë qipriote, Konstantinos Letibiotis përmes platformës “X” ka theksuar sot se iniciativa për krijimin e korridorit detar për ofrimin e ndihmës humanitare për popullatën civile në Gazë është përgatitur dhe prezantuar në muajin tetor dhe që prej atëherë deri pardje, ka pasur kontakte intensive diplomatike dhe përpjekje për implementim.

“Vizioni ynë për Qipron është modern, evropian i cili ndërkombëtarisht konsiderohet një partner kredibil dhe shtyllë e stabilitetit në rajon”, ka shkruar Letibiotis.

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR