• e diel, 24 nëntor 2024

Gjatë fundjavës Shqipëria ka furnizuar rrymë në vlerë prej 7,6 milionë eurove

Gjatë fundjavës Shqipëria ka furnizuar rrymë në vlerë prej 7,6 milionë eurove
Tiranë, 19 gusht 2022 (MIA) – Korporata shqiptare KESH për furnizim të energjisë elektrike vetëm për fundjavën e kaluar ka shpenzuar 7,6 milionë euro. "KESH e ka mbyllur procedurën për blerjen e energjisë për 20 dhe 21 gusht, duke siguruar 15.624 megavat orë me çmim mesatar prej 487.75 euro. Para disa ditëve kompania e anuloi procedurën për furnizimin e energjisë, duke i kënaqur nevojat e vendit me energji nga prodhimi vendor. Por, rënia e nivelit të ujit në akumulimin “Fierza”, i cili është një prej tre hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin si dhe thatësira afatgjatë e detyruan KESH-in të hapë një tender për furnizimin me energji elektrike. periudha nga 22 deri më 28 gusht. Për këtë javë nevojiten gjithsej 47.600 megavat orë energji. Ministria e Energjetikës së Shqipërisë para disa ditëve filloi fushatë në rrjetet sociale për sensibilizimin e kursimit të energjisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të konsumojnë sa më pak energji elektrike. Nga ana tjetër, Shqipëria para gjashtë ditëve, i ndihmoi Kosovës dhe i ka dhënë rrymë, me çka janë shmangur kufizimet që i ka paralajmëruar Qeveria e Kosovës. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR