• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjatë dhe pas varrimit të Navalnit, u arrestuan dhjetëra njerëz në Rusi

Gjatë dhe pas varrimit të Navalnit, u arrestuan dhjetëra njerëz  në Rusi

Moskë, 1 mars 2024 (MIA) - Në Moskë është varrosur politikani opozitar rus, Aleksej Navallni, ndërsa e gjithë ceremonia është siguruar nga një numër i madh i policëve. Pas varrimit, policia nisi një aksion për të arrestuar këdo që bërtiste parulla të diskutueshme dhe sipas raporteve fillestare, të paktën 45 persona janë arrestuar në të gjithë Rusinë.

Grupi rus i të drejtave të njeriut OVD-info deklaron se më shumë se 45 persona janë arrestuar në të gjithë Rusinë, ndërsa shumica - 18 persona janë arrestuar në Novosibirsk.

Bashkëpunëtorët e Navallnit e transmetuan ngjarjen drejtpërdrejt në internet. Më shumë se një çerek milion njerëz e ndoqën transmetimin e drejtpërdrejtë të varrimit të Navalnit në kanalin e tij në Jutjub i cili është i bllokuar në Rusi.

Zëdhënësja e Aleksej Navalani, Kira Jarmish, postoi një video në Iks nga varrimi.

Në të njëjtën kohë, bashkëpunëtorë të ngushtë të të ndjerit Navalni e akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e tij, sepse, me gjasa nuk mund të toleronte mendimin që Navalni të lirohej në një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve.

Varrimi u ndjek nga mediat perëndimore, ndërsa në lamtumirën mbërritën edhe ambasadorët e huaj në Moskë, përfshirë ata të SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë.

Liderët perëndimorë shprehën sërish ngushëllimet e tyre, duke theksuar se ai është dhe do të jetë një frymëzim për shumë njerëz.

“BE shpreh ngushëllimet e saj për familjen dhe miqtë e Aleksej Navallnit. Ambasadori i BE-së dhe diplomatë të tjerë shprehin nderimet e tyre. Besimet e Navallnit nuk do të zhduken - idetë nuk mund të torturohen, helmohen apo vriten. Ai mbetet një frymëzim për shumë njerëz në Rusi dhe më gjerë”, theksoi në Iks Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Zhozep Borell.

"Putini u përpoq të heshtë Aleksej Navalnin" Por bota po shikonte. Në ditën e varrimit të tij, ne kujtojmë shpirtin e tij të sfidës përballë brutalitetit të regjimit rus dhe guximin e tij për t'i bërë ballë korrupsionit. Ne duhet të vazhdojmë ta mbajmë Rusinë përgjegjëse”, shkroi në Iks Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, Dejvid Kameron.

Varrimi i Aleksej Navallanit mblodhi opozitën ruse në numrin më të madh në tre vitet e fundit, më saktë që nga janari 2021, kur Navalni u burgos.

Bi-Bi-Si shkruan se është e mundur që Kremlini nuk e ka përjetuar varrimin si një kërcënim të mjaftueshëm, ndaj as nuk e ka ndaluar, gjë që nuk do të ishte çudi. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR