• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjashtëdhjetë vajza afgane pranohen në spital për shkak të helmimit në shkollë

Gjashtëdhjetë vajza afgane pranohen në spital për shkak të helmimit në shkollë

Kabul, 5 qershor 2023 (MIA) - Rreth 60 vajza afgane janë hospitalizuar pasi janë helmuar në shkollë në Afganistanin Verior kumtoi sot policia.

Helmimi në shkollën e vajzave në provincën afgane Sar-e-Pol vjen pas rishikimit intensiv të arsimimit të vajzave në vend pasi talebanët e ndërmorrën pushtetin dhe e ndaluan qasjen për shumicën e nxënëseve adoleshente dhe pas një sërë helmimesh në shkollat për vajza në Iranin fqinj.

"Disa persona të panjohur kanë hyrë në shkollën e femrave në rajonin Sançarak dhe kanë vënë helm në klasa, ndërsa kur vajzat kanë hyrë në klasa janë helmuar", deklaroi Dan Mohamad Nazari, zëdhënës i policisë në Sar-e-Pola, pa saktësuar se për çfarë helmi bëhet fjalë ose për atë se kush qëndron pas aktit.

Nazari shtoi se vajzat janë dërguar në spital, por se deri më tani janë në "gjendje të mirë".

Tani për tani nuk është arrestuar askush.

Gjatë pushtetit paraprak në Afganistan, i cili mbështetej nga qeveritë e huaja, ndodhën disa sulme me helmim, duke përfshirë edhe sulme me gaz, mbi shkollat e vajzave.

Administrata talebane, pasi e ndërmori pushtetin në vitin 2021 ua ndaloi shumicës së nxënëseve të vizitojnë ndonjë shkollë të mesme dhe fakultet, që hasi në dënim nga qeveritë ndërkombëtare dhe shumë afganë.

Autoritetet talebane i mbajtën të hapura shkollat fillore për vajza të moshës deri 12 vjeç dhe shtojnë se janë për arsimimin e grave por nën kushte të caktuara.

QËNDRONI TË LIDHUR