• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjashtë ushtarë pakistanezë u vranë dhe shtatë u plagosën në një sulm në veriperëndim të Pakistanit

Gjashtë ushtarë pakistanezë u vranë dhe shtatë u plagosën në një sulm në veriperëndim të Pakistanit

Peshevar, 7 dhjetor 2024 (MIA) - Gjashtë anëtarë të forcave pakistaneze të sigurisë u vranë dhe shtatë u plagosën në një sulm në një postë ushtarake në veriperëndim të Pakistanit, kumtoi sot policia.

Është sulmuar një pikë kontrolli e policisë kufitare në Bagamas, 200 kilometra në jug të qytetit Peshavar.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në distriktin Kuram të provincës Hajber Pahtunhva, ku të paktën 130 njerëz janë vrarë në luftimet e ashpra sektare në javët e fundit, pavarësisht një armëpushimi midis komuniteteve sunite dhe shiite.

Gjithashtu sot, një zyrtar tha se 20 luftëtarë talebanë pakistanezë u vranë dje në distriktin Tenk në të njëjtën provincë, të cilët ishin të përfshirë në sulme ndaj forcave të sigurisë, zhvatje dhe vrasje të civilëve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR