• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjashtë të arrestuar për shkak se e kanë ndihmuar Rusinë të kryejë sulm në Donjeck

Gjashtë të arrestuar për shkak se e kanë ndihmuar Rusinë të kryejë sulm në Donjeck

Donjeck, 15 maj 2024 (MIA) - Gjashtë persona janë arrestuar nën akuzën për tradhëti se e kanë ndihmuar Rusinë të kryejë sulm mbi një ndërtesë banesore në rajonin lindor Donjeck, njoftoi sot shërbimi ukrainas i sigurisë SBU.

Raketa ruse "Iskander" e goditën qytetin Pokrovsk më 7 gusht të vitit 2023, me çka humbën jetën nëntë persona, ndërsa ishin lënduar dhjetëra të tjerë në një sulm që dëmtoi një bllok banesor. 

"Kundërzbulimi i SBU-së neutralizoi një grup të agjentëve të inteligjencës ushtarake në rajonin e Donjeckut. Gjashtë agjentë rusë janë arrestuar përkohësisht", njoftoi SBU.

Grupi ka përgatitur edhe "koordinata për sulme me raketa" ndaj bazave ukrainase në afërsi të qytetit Avdivka, të cilët ranë në duart e forcave ruse pas luftërave të vështira në shkurt", njoftoi SBU.

Të gjithë gjashtë personat ishin akuzuar për tradhti dhe tani "përballen me burg të përjetshëm", thuhet në kumtesë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR