• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjashtë persona të vdekur dhe një i plagosur në një sulm në një bazë ushtarake turke në Irakun verior

Gjashtë persona të vdekur dhe një i plagosur në një sulm në një bazë ushtarake turke në Irakun verior

Ankarë, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Gjashtë ushtarë turk kanë vdekur, ndërsa një është plagosur në një sulm në një bazë ushtarake turke në Irakun verior.

Ministria turke e Mbrojtjes shtoi se të paktën shtatë "terroristë" janë neutralizuar në zonën. Me "neutralizuar" autoritetet turke nënkuptojnë njerëzit që janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Në informacionet e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë nuk saktësohet se cilës organizatë terroriste i përkasin sulmuesit, por bëhet e ditur se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila njihet si grup terrorist nga Turqia, BE-ja dhe SHBA-ja, është aktive në këtë fushë.

Ministria thekson se operacionet antiterroriste ndërkufitare vazhdojnë. Ministria shprehu ngushëllimet e saj për familjet e të vdekurve dhe i uroi shërim të shpejtë ushtarit të plagosur. Ngushëllime shprehën edhe nënkryetari Xhevdet Jilmaz, drejtori për komunikime Fahretin Altun dhe kryetari i Kuvendit Numan Kurtulmush.

PKK më shumë se 35 vjet ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë, në të cilën kanë vdekur më shumë se 40.000 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR