• e hënë, 01 korrik 2024

Gjashtë persona janë zhdukur gjatë skijimit në Alpet zvicerane

Gjashtë persona janë zhdukur gjatë skijimit në Alpet zvicerane

Gjenevë, 10 mars 2024 (MIA) - Gjashtë persona janë zhdukur gjatë skijimit në Alpet zvicerane, njoftuan mediat franceze, duke iu referuar policisë. 

Ajo ka denoncuar se turistët janë zhdukur prej dje. Kërkimi i tyre është vështirësuar për shkak të kushteve shumë të këqija të motit në zonën në kantonin jugperëndimor zviceran Vale.

Policia nuk bën të ditura hollësi për identitetin e turistëve të zhdukur. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR