• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjashtë persona janë helmuar nga rrjedhja e gazit në një kopsht fëmijësh në Gjermani

Gjashtë persona janë helmuar nga rrjedhja e gazit në një kopsht fëmijësh në Gjermani

Berlin, 10 janar 2024 (MIA) - Gjashtë persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, janë helmuar me dioksid karboni në një kopsht fëmijësh në Ebelsbah, qytet në Gjermani, kur erdhi deri tek rrjedhja e gazit në dhomën e kazanit.

fatkkeqësia ndodhi dje, ditën e parë të punës pas festave, kur edhe zyrtarisht filluan me punë kopshtet, shkruan Telegraf.

Siç ceket, gazi rodhi nga kazani, ndërsa matjet e para treguan se nuk bëhet fjalë për gaz natyror, transmeton Bild.

Të gjithë të punësuarit dhe 66 fëmijët u larguan nga objekti.

Fatkeqësi të këtilla shpesh u kanë ndodhur atyre të cilët ngrohen me peletë nëse derivati i deponuar është pamjaftueshm i thatë dhe prandaj lëshon gazra për shkak të ngrohjes së tij.

Gjatë ditës së djeshme dy mësimdhënëse u ankuan për marramendje, ndërsa sipas matjeve të para, emetimi i gazrave ishte "fatal". ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR