• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjashtë persona humbën jetën në sulmin e mbrëmshëm në postën në Harkov

Gjashtë persona humbën jetën në sulmin e mbrëmshëm në postën në Harkov

Kiev, 22 tetor 2023 (MIA) - Të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa 14 janë plagosur në sulmin e mbrëmshëm rus me raketa mbi një postë në afërsi të Harkovit, në verilindje të Ukrainës, njoftuan autoritetet lokale. 

"Gjashtë të vrarët dhe 14 të plagosurit në sulmin e okupatorëve ishin të punësuar në kompaninë në terminalin Posta e Re", deklaroi guvernatori i Rajonit Harkov, Oleh Sinehubov.

Lajmin në Telegram e publikoi edhe presidenti ukrainas Volodomir Zelenski. "Rajoni Harkov. Një raketë ruse e goditi terminalin Posta e Re. Ai është objekt i thjeshtë civil. Për fat të keq nuk ka viktima. Ngushëllimet e mia për familjarët dhe miqtë", shkroi Zelenski. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR