• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjashtë minatorë humbën jetën, ndërsa 15 mbetën të bllokuar në një minierë të arit në Zimbabve

Gjashtë minatorë humbën jetën, ndërsa 15 mbetën të bllokuar në një minierë të arit  në Zimbabve

Harare, 30 shtator 2023 (MIA) - Gjashtë minatorë humbën jetën, ndërsa 15 mbetën të bllokuar gjatë rrënimit të një miniere në Zimbabve. Siç informojnë mediat shtetërore, në rrënimin e oxhakut të një miniere të arit Bej Hors në Çeguta, 100 kilometra në perëndim të qytetit Harare, më shumë se 30 persona ishin bllokuar, por disa prej tyre më vonë ishin shpëtuar ose arritën që të ikin. 

Bi-Bi-Si informon se po vijon aksioni për shpëtimin e atyre të cilët mbetën nën tokë, ndërsa nuk është bërë e ditur se çka e ka shkaktuar kolapsin.

Federata e minatorëve në Zimbabve njoftoi se sekretari i saj i përgjithshëm dhe kryetar i Shoqatës së minatorëve, Çegutu, do të shkojnë në vendin e ngjarjes që ta vërtetojnë se çka ka ndodhur. 

Incidentet në miniera në Zimbabve, vend i cili ka rezerva të mëdha të arit, platinit dhe diamantit, nuk janë të jashtëzakonshme. 

Metodat e minierave janë shpesh rudimentare dhe standardet e sigurisë injorohen në masë të madhe. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR