• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjashtë fatkeqësitë më të mëdha të urave në SHBA

Gjashtë fatkeqësitë më të mëdha të urave në SHBA

Uashington, 27 mars 2023 (MIA) - Nga viti 1960 deri në vitin 2015, ka pasur 35 shembje të mëdha të urave në mbarë botën për shkak të përplasjeve të anijeve me gjithsej 342 viktima, sipas Asociacionit botëror të infrastrukturës ujore të vitit 2018.

Tetëmbëdhjetë prej atyre fatkeqësive kanë ndodhur në SHBA. Rasti i fundit i tillë është shembja e urës kryesore në Baltimor, shtylla e së cilës u godit nga një anije mallrash, pas së cilës gjashtë persona u shpallën të zhdukur.

Agjencitë botërore, me atë rast, citojnë një listë të fatkeqësive që përfshijnë anije që godasin ura në SHBA, raporton "Zëri i Amerikës".

Ura "Pops", 20 mars vitit 2009: Anija goditi urën "Pops" në Biloksi, Misisipi, duke bërë që një pjesë e urës prej 45 metra e lartë të shembet. 

"Ura e Mbretëreshës Isabela" - 8 të vdekur, 15 shtator 2001: Një rimorkiator dhe një anije mallrash u përplasën me një urë në Port Isabel, Teksas, duke bërë që pjesa e mesme e urës prej 25 metrave të shembet në gjirin. Tetë persona humbën jetën. 

Ura "Ids" - 50 të lënduar, 14 prill 1998: Anija "En Holli" i cili udhëtonte nëpër portin Shën Luis goditi pjesën qendrore të Urës "Ids". Tetë anije u shkatërruan, tre nën urë goditën një tjetër i cili ishte i lidhur përgjithmonë me urën dhe ku ndodhej kazinoja. Pesëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta.

Ura "Big Baju Kanot", 47 të vdekur, 22 shtator viti 1993: Anije të shtyra në mjegull të dendur goditën dhe zhvendosën urën hekurudhore "Big Bajuu Kanut" pranë Mobilea, Alabama. Pak minuta më vonë një tren "Amtrak" me 220 persona arriti në urën e dëmtuar dhe doli nga shinat duke vrarë 47 persona, ndërsa 103 ishin lënduar. 

Ura "Siber", një viktimë, 28 mars të vitit 1993.

Si dhe ura "Sanshajn skajvej", 35 të vdekur, 9 maj viti 1980: Anija e ngarkesave "Samit Vençr" 185 metra po lundronte nëpër kanalin e ngushticës, Florida kur një stuhi e papritur rrëzoi radarin e anijes. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR