• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjakderdhja e pakontrolluar pas lëndimit me një send të mprehtë ka shkaktuar vdekjen e tifozit të AEK-ut

Gjakderdhja e pakontrolluar pas lëndimit me një send të mprehtë ka shkaktuar vdekjen e tifozit të AEK-ut

Athinë, 10 gusht 2023 (MIA) – Për dhjetë minuta u gjakos për vdekje tifozi 29-vjeçar i AEK Mihalis pasi paraprakisht është lënduar në dorë, me siguri me thikë të llojit "Karabit", gjatë incidenteve të së hënës në mbrëmje, sipas raportit  nga autopsia, për të cilën raportojnë mediat greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 Sipas informacioneve të njëjta, në trup ka pasur vetëm një lëndim të vetëm në parakrah, i cili ka shkaktuar gjakderdhje të pakontrolluar dhe dhjetë minuta më vonë ka nëdrruar jetë.

Vlerësimet e ekspertit kompetent mjekoligjor që bëri autopsinë, siç shkruajnë mediat në Greqi, është se lëndimi, me suguri me thikë të llojit “Karabit”, ka qenë tentativë e 29-vjeçarit për t’u mbrojtur nga sulmi.

QËNDRONI TË LIDHUR