Gil për ngjarjet rreth Grenlandës: BE-ja i jep prioritet angazhimit, para përshkallëzimit
- Në rrjedhë janë konsultimet intensive mes liderëve të BE-së lidhur me Grenlandën, ndërsa edhe kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta e paralajmëroi mundësinë për Samit të jashtëzakonshëm këtë javë, në mënyrë që të bisedohet për këtë temë, deklaroi sot zëvendës-zëdhënësi kryesor i Komisionit evropian, Olof Gil.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:49, 19 janar, 2026
Bruksel, 19 dhjetor 2026 (MIA) - Në rrjedhë janë konsultimet intensive mes liderëve të BE-së lidhur me Grenlandën, ndërsa edhe kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta e paralajmëroi mundësinë për Samit të jashtëzakonshëm këtë javë, në mënyrë që të bisedohet për këtë temë, deklaroi sot zëvendës-zëdhënësi kryesor i Komisionit evropian, Olof Gil.
Ai kujtoi edhe porosinë e mbrëmshme të kryetares së Komisionit evropian, Ursulla von der Lajen se BE-ja qëndron fuqishëm në angazhimin e saj për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Grenlandës dhe Danimarkës, se çdoherë do të mbrojë interesat e saj strategjike ekonomike dhe të sigurisë, dhe se do t'i përballojë këto sfida përmes solidaritetit evropian me qëndrueshmëri dhe vendosmëri.
I pyetur nëse është e mundur vendosja e doganave vetëm për disa vende anëtare të BE-së, në kushte kur ajo funksionon si treg i vetëm dhe union i vetëm doganor, Gil u përgjigj se teknikisht kjo është e mundur, por në mënyrë administratove dhe procedurale është "e komplikuar në mënyrë komplekse" për t'u zbatuar.
Sipas tij, nëse realizohen kërcënimet amerikane për vendosje të doganave, BE-ja ka veëga në dispozicion dhe është e gatshme të përgjigjet me to.
Ai theksoi se ndonjëherë qasja më e përgjegjshme e një lidershipi përgjegjës është qëndrueshmëria, kështu që lidershipi evropian në ditët në vijim gjatë prëballjes me këtë çështje do të udhëhiqet nga ai parim.
Sipas Gil, nëse megjithatë nuk arrihet marrëveshje dhe SHBA-ja i vendosë doganat e paralajmëruara nga 1 shkurti, atëherë BE-ja do të prëgjigjet me hyrjen në fuqi të masave reciproke doganore nga 7 shkurti.
Në pyetjen nëse është paraparë Fon der Lajen të takohet me presidentin amerikan, Donald Tramp gjatë pjesëmarrjes së tyre në Forumin ekonomik botëror në Davos, Gil u përgjigj se tani për tani nuk dihet nëse është dakorduar një takim i tillë.
Në pyetjen nëse BE-ja është e gatshme t'i stacionojë në Grenlandë njësitë e veta për sistemim të shpejtë (RDC), Gil përsëriti se tani për tani nuk është sjellë asnjë vendim dhe se fokusi për momentin "është në angazhim, dhe jo në përshkallëzim" dhe në sigurim të një pozite të fuqishme të vendeve anëtare.
Foto: МIА Arkivi