Gil: BE-ja e përshëndet takimit e njoftuar Tramp-Putin në Budapest nëse qëllimi i tij është paqja në Ukrainë
- Komisioni Evropian i mbështet të gjitha përpjekjet për arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën dhe nëse shërben për atë qëllim e përshëndet edhe takimin e propozuar mes presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vladimir Putin në Budapest, deklaroi sot zëvendës zëdhënësi kryesor i KE-së, Olaf Gil.
- Post By Sara Ademi
- 14:31, 17 tetor, 2025
Bruksel, 17 tetor 2025 (MIA) - Komisioni Evropian i mbështet të gjitha përpjekjet për arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën dhe nëse shërben për atë qëllim e përshëndet edhe takimin e propozuar mes presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vladimir Putin në Budapest, deklaroi sot zëvendës zëdhënësi kryesor i KE-së, Olaf Gil.
"Qëndrimi ynë i përgjithshëm për Ukrainën është i pandryshuar dhe i njohur mirë. Nga pikëpamja e Komisionit Evropian dhe kryetsres Ursula fon der Lajen është i mirëseardhur çdo takim që mund ta çojë përpara procesin për arritjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë", tha Gil.
Ai shtoi se BE-ja ka përsëritur vazhdimisht se është koha e duhur që Rusia të ndalojë luftën e saj agresive të pakuptimtë dhe të paligjshme kundër Ukrainës.
"Ne, si BE, po marrim të gjitha masat e mundshme për të mbështetur Ukrainën, në mënyrë që ajo të mund të zhvillojë luftën e saj. Në këtë kontekst, Komisioni ka paraqitur paketën e 19-të të sanksioneve, të hartuar për të rritur presionin mbi Rusinë dhe për ta inkurajuar atë të ulet në tryezën e negociatave", theksoi Gil.
I pyetur nëse Trampi e kishte diskutuar takimin me Putinin në Budapest me zyrtarët e BE-së përpara se ta njoftonte, Gil u përgjigj se nuk mund të thoshte nëse kishte pasur ndonjë kontakt konkretisht në lidhje me këtë takim, por se Fon der Lajen ishte në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë udhëheqësit në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
"Nëse ky takim, i cili, aq sa e kuptova, ende nuk është konfirmuar dhe për të cilin ende nuk kemi kurrfarë detaje, shërben për atë qëllim, ne do ta mirëprisnim", tha Gil, duke shtuar se BE-ja i mbështet përpjekjet e presidentit Tramp dhe atyre liderëve të BE-së që angazhohen me të dhe Administratën e tij për arritjen e paqes së përhershme në Ukrainë. sa/
Foto: MIA arkivi