• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

GERB kryeson në zgjedhjet në Bullgari, por jo mjaftueshëm për qeverisje të pavarur

GERB kryeson në zgjedhjet në Bullgari,  por jo mjaftueshëm për qeverisje të pavarur

Sofje, 10 qershor 2024 (MIA) - Partia e Qendrës së Djathtë të Bullgarisë GERB është në rugën e duhur për të fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare, por do t'i nevojiten partnerëve të koalicionit për të formuar qeveri, treguan sot rezultatet e parakohshme në bazë të 64,06 për qind të votave të numëruara.

Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës, të gjashtat në Bullgari në tre vitet e fundit, tregojnë se GERB ka fituar 23,65 për qind të votave.

Lëvizja për drejtësi dhe liri, e cila përfaqëson më së shumti pakicën e madhe turke në vend, fitoi 15,89 për qind të votave, ndërsa blloku properëndimor Ndryshimet Vazhdojnë (NV) ka 15,08 për qind mbështetje.

Partia ultranacionaliste "Rindërtimi" fitoi 14.33 për qind.

Zgjedhjet, që u mbajtën dje, u shpallën pas rënies së koalicionit ndërmjet GERB-it dhe NV-së në mars.

Mediat britanike shkruajnë se Bullgarisë, anëtare e NATO-s, i nevojitet një qeveri stabile, funksonale për ta përshpejtuar rrjedhën e mjeteve evropiane në këtë vend me infrastrukturë të keqe dhe ta nxisë ta pranojë euron dhe të hyjë në zonën e Shengenit.

Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, udhëhoqi Bullgarinë për më shumë se një dekadë përpara se të humbiste pushtetin në vitin 2021, pasi mijëra njerëz protestuan për mosveprimin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe marrëdhëniet e tij të mira me oligarkët e fuqishëm vendas. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR