• e martë, 24 dhjetor 2024

GERB e Borisovit fiton zgjedhjet e parakohshme në Bullgari

GERB e Borisovit fiton zgjedhjet e parakohshme në Bullgari

Sofje, 28 tetor 2024 (MIA) - Partia e djathtë GERB e ish kryeministrit Bojko Borisov është fituese e zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Bullgari, të shtatat në dy vitet e fundit, tregojnë rezultatet fillestare nga votimi.

GERB ka marrë 25 për qind të votave që është rreth 10 për qind më shumë se koalicioni reformist i partisë "Ndryshimet vazhdojnë" dhe Bullgaria Demokratike e krahut të djathtë.

Rezultatet përfundimtare priten sot, ndërsa nëse të dhënat fillestare rezultojnë të sakta, Borisovi do të marrë mandat për të formuar qeverinë e tij të katërt, por doemos do të duhet të kërkojë partnerë koalicioni për të formuar kabinetin e tij.

Analistët politikë parashikojnë se dhe këto rezultate, të cilat nuk ndryshojnë dukshëm nga gjashtë zgjedhjet e mëparshme të mbajtura në tre vitet e fundit, mund të çojnë deri në zgjedhje të reja.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në qershor, nuk pati një fitues të qartë, ndërsa shtatë grupet e zgjedhura në parlament nuk ishin në gjendje të formonin koalicion të qëndrueshëm. Vëzhguesit sugjerojnë se votimi i djeshëm do të çojë në negociata të vështira midis grupeve në parlament, veçanërisht pasi që tani pritet të hyjnë në parlament nëntë parti.

Seria e zgjedhjeve të dështuara kishte një ndikim serioz ndaj ekonomisë bullgare dhe politikën e saj të jashtme. Vendi rrezikon të humb miliarda euro në fondet e rimëkëmbjes së BE-së për shkak të mungesës së reformave. Integrimi i plotë në zonën e hapur Shengen dhe bashkimi drejt Eurozonës sipas të gjitha gjasave do të prolongohen. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR