• e hënë, 08 korrik 2024

Gerashçenko: Në zonën kufitare ruse është rrëzuar një aeroplan

Gerashçenko: Në zonën kufitare ruse është rrëzuar një aeroplan

Kiev, 13 maj 2023 (MIA) – Një aeroplan SU-34 është rrëzuar në rajonin rus në afërsi të kufirit, ka shkruar në Tuiter, Anton Gerashçenko, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ukrainës, duke u thirrur në burime ruse.

Ai më parë publikoi një tjetër video që sipas kanaleve ruse të Telegramit, kinse shihet rënia edhe e një helikopteri.

Më herët një helikopter u rrëzua në rajonin Brajansk të Rusisë që gjendet pranë kufirit me Ukrainën, njoftuan mediat shtetërore ruse.

Sipas mediave ruse, helikopteri u rrëzua pasi motori i tij mori flakë.

Në të njëjtën kohë në rrjetet sociale qarkullojnë versione të ndryshme mbi incidentin. Në kanalet ruse të Telegramit është publikuar një video e rrëzimit të helikopterit. Pretendohet se është rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore ruse.

Informacionet hëpërhë nuk mund të verifikohen nga burime të pavarura. 

Foto: Tuiter



QËNDRONI TË LIDHUR