• e hënë, 08 korrik 2024

Gerapetritis: Greqia është në gjendje të ketë ndërhyrje kreative dhe thelbësore në çështjen e Lindjes së Afërt

Gerapetritis: Greqia është në gjendje të ketë ndërhyrje kreative dhe thelbësore në çështjen e Lindjes së Afërt

Athinë, 16 janar 2024 (MIA) - Duhet t'i përqendrojmë të gjitha përpjekjet tona që të mund ta parandalojmë përhapjen e krizës edhe në rajone të tjera, të cilat për nga definicioni janë veçanërisht të ndjeshme, siç janë Libani dhe Deti i Kuq, ku tashmë po kalojmë në periudhë të tensioneve të rritura në sigurinë e lundrimit, porositi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis në një deklaratë për televizionin shtetëror ERT pas përfundimit të vizitës së tij në Jordani, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Shefi i diplomacisë greke theksoi se në takimet me nikoqirët e tij theksi ishte vënë në çështjet në lidhje me situatën në Lindjen e Afërt dhe krizën humanitare, si dhe kontributit të Greqisë në zgjidhjen e problemit. 

"Greqia, e cila është anëtare e fuqishme e Bashkimit Evropian, i takon pjesës më të gjerë të Mesdheut Lindor, ka mundësi të bisedojë me të përfshirët dhe është një nga vendet e rralla që e ka këtë mundësi, pikërisht për shkak të asaj që ka arritur kapital diplomatik, për shkak të politikës së jashtme të cilën e udhëheq dhe është e bazuar në parime. Jemi në gjendje që të kemi ndërhyrje kreative dhe thelbësore në çështjet e Lindjes së Afërt. U pajtuam që hapat e ardhshëm të jenë të koordinuar mes Greqisë dhe Jordanisë, bashkë me vendet e tjera të botës arabe, të cilat për momentin janë në radhët e para të diskutimit", theksoi Gerapetritis. 

Ai shtoi se është e nevojshme që të zgjerohen dhe konsolidohen kanalet për ndihmë humanitare në Gazë, por edhe që të fillojë diskutim për gjetjen e zgjidhjes. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR