• e martë, 24 dhjetor 2024

Gerapetritis: Do të jemi të rreptë në zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Prespës nga Maqedonia e Veriut

Gerapetritis: Do të jemi të rreptë në zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Prespës nga Maqedonia e Veriut

Athinë, 15 maj 2024 (MIA) - Plotësisht është e qartë se zbatimi konsekuent i Marrëveshjes së Prespës nga ana e Maqedonisë së Veriut është parakusht për çdo zhvillim në rrugën e saj evropiane dhe ne do të jemi të rreptë në këtë drejtim, porositi ministri për Punë të Jashtme të Greqisë Jorgos Gerapetritis duke folur për televizionin grek Mega, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke, përsëriti disa herë se respektimi dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është kërkesa e tyre kryesore dhe komentoi se janë "jashtëzakonisht të pakënaqur" me atë që ndodhi në inaugurimin e presidentes.

"Ekzistojnë shumë struktura që një plan nis nga fakti se qeveria greke mbështet perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Greqia është vendi që nisi procedurat e integrimit në familjen evropiane. Bazuar në këtë, sot jemi jashtëzakonisht të pakënaqur me epilogun", tha Gerapetritis.

Ai përsëriti se nga Athina ka pasur reflekse të shpejta, por dhe një reagim të organizuar si nga Evropa dhe SHBA-ja ashtu edhe nga vende të tjera.

Ai theksoi se në këtë moment edhe e drejta ndërkombëtare edhe Kushtetuta kërkojnë që "Maqedonia e Veriut ta respektojë plotësisht Marrëveshjen e Prespës".

Në lidhje me ratifikimin e memorandumeve në Parlament, ai theksoi se kjo do të ndodhë “kur Greqia të vlerësojë se ka respektim të plotë të Marrëveshjes së Prespës”

"Për mua është i pakuptimtë qëndrimi i opozitës sepse në këtë moment do të paraqesin propozim ligjin për ratifikimin e memorandumeve, kur është e qartë se pala tjetër nuk është në disponim për harmonizim", tha Gerapetritis.

SIRIZA opozitare ka dorëzuar sot në formën e propozim ligjeve në Parlament memorandumet për bashkëpunim. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR