• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Georgesku: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Rumani është një goditje për demokracinë

Georgesku: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Rumani është një goditje për demokracinë

 Bukuresht, 7 dhjetor 2024 (MIA) - Kandidati i pavarur i ekstremit të djathtë për president të Rumanisë, Kalin Georgesku, deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e raundit të parë të zgjedhjeve paraqet "puç të ligjshëm".

"Sot shteti rumun e shkeli demokracinë. Së bashku me popullin bëmë historinë dhe është koha të tregojmë se jemi një popull trim", deklaroi mbrëmë Georgesku në një fjalim në kanalin televiziv "Realitatea". Ai shtoi se sistemi i korruptuar bëri një "pakt me djallin" dhe ai ka vetëm një pakt - me popullin rumun dhe Zotin. 

Gjykata Kushtetuese anuloi fitoren zgjedhore të Georgeskut pasi shërbimet e inteligjencës paraqitën dokumente sigurie që tregonin se fushata zgjedhore ishte pjesë e sulmeve hibride të koordinuar nga një shtet i huaj. 

 Në pyetjen e gazetarëve për mundësinë e ndalimit të sërishëm të kandidimit, Gorgesku tha se do të shkojë në gjykatën më të lartë dhe se tashmë janë ndërmarrë veprime në këtë drejtim.

 "Nëse nëntë gjyqtarë, aq sa ka në Gjykatën Kushtetuese, vendosin kundër vullnetit të 19 milionë njerëzve, atëherë nuk është reale", përfundoi ai.

 Raundi i dytë i zgjedhjeve duhej të mbahej më 8 dhjetor, por anulimi do të thotë se i gjithë procesi do të përsëritet.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR